Toka bujqësore, të ardhurat mujore, aktiviteti ekonomik, të ardhurat nga pasuritë e paluajtshme apo edhe depozitat bankare do të jenë faktor kyç në përcaktimin e pensionit social. Vendimi i fundit i qeverisë i publikuar edhe në fletoren zyrtare parashikon që të gjitha këto do të jenë faktorë përcaktues në llogaritjen e masës së pensionit social e cila përfshin rreth 5000 përfitues pas zbatimit të skemës.
Të ardhurat nga toka bujqësore do të jenë një factor deciziv për përcaktimin e masës së pensionit në bazë të hapësirës së tokës bujqësore. Kështu nëse familja e shtetasit që aplikon për të përfituar pension social përbëhet nga 5 persona dhe ka në pronësi 10.000 m2 (1 ha) tokë të kategorisë IV, tokë e cila llogaritet në bazë të koeficientit.
Kategoria IV e ka koeficientin e të ardhurave nga toka 11 lekë për m2 në vit. E ardhura që siguron si familje llogaritet 110.000 lekë në vit (10.000 m 2 x 11 lekë/m2 ). E ardhura individuale: 110.000 lekë / 5 persona / 12 muaj = 1.833 lekë në muaj.
Pas kësaj bëhet llogaritja e diferencës mes pensionit social të plotë dhe të ardhurave mujore të deklaruara.
Pensioni i plotë social është 67.500 lekë duke zbritur 1.833 lekë që janë të ardhurat mujore atëherë personi në fjalë do të mund të marrë 65.667 lekë çdo muaj.
Llogaritja për pensionin social do të bëhet në kategori të ndryshme në bazë të të ardhuravë mujore të kujtdo që aplikon ku të përfshirë janë edeh ata të cilët janë vendosur në institucionet rezidenciale por plotësojnë kriteret e marrjes së pensionit social.