VMRO-LSDM vazhdojnë të zbardhin skandalet e njëra tjetrës

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Vazhdon saga e zbardhjes së skandaleve financiare të partive politike të bllokut maqedonas. Sot Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së, zbuloi siç tha një skandal të dyshimtë dhe korruptiv në të cilin drejtpërdrejt është i përzier nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

'Me 28 janar të vitit 2013 është nënshkruar marrëveshje për furnizime publike mes Ndërmarrjes publike komunale 'Parkingu' i Kumanovës dhe një kompanie nga Beogradi me emrin 'Metroparking DOO'. Në Maqedoni ekziston një kompani e ngjashme me emrin 'Metroparking-plus'. Një nga pronarët e kësaj firme, që nga themelimi i saj dhe marrja e tenderit nga Komuna e Kumanovës është nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski', tha Ilija Dimovski , VMRO-DPMNE.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Mançevskit. Sipas tij, reagimi i VMRO-DPMNE-së nuk mbanë pasi partia e Gruevskit prej 8 vitesh është në pushtet dhe po të kishte pasur parregullsi siç thonë, institucionet do të kishin eliminuar një dukuri të tillë.

' Më kotë e kanë, unë do të vazhdojë edhe më ashpër të luftojë kundër këtij pushteti dhe për kthimin e demokracisë në Maqedoni. Vendimi për përzgjedhjen e ofertuesit më të mirë në tender u animua tek Komisioni Shtetëror për Ankesa në Qeverinë e DPMNE-së, e cila e konfirmoi ofertuesin më të mirë. Të kishte pasur diçka që nuk shkon, ky komision pikërisht mua nuk do të më shihte nën gishta', u shpreh Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.

Kujtojmë se tani më prej 1 muaji po vazhdojnë përplasjet, përkatësisht zbardhjet e skandaleve financiare mes partisë së Gruevskit dhe LSDM-së. Fillimi i zbardhjes së skandaleve të tipit të tillë nisën që kur partia më e madhe opozitare në vend zbuloi skandalin ku ishte e përfshirë gazetarja Ivona Talevska. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form