Skandalet financiare, përplasje të reja VMRO-LSDM

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

VMRO-ja doli sot me të tjera akuza ndaj eksponentes opozitare Sheqerinska, duke aluduar se edhe xhipi luksoz i saj është marrë me "Dajners". Partia në pushtet kërkonte llogari se sa paguan Sheqerinska për makinën e saj, si dhe banesën ku jeton., Sipas VMRO-së Sheqerinska merr qira 10 herë më të lartë se sa pazari i vërtetë i qirave të banesave.

"Është pafytyrësi dhe sjellje e papërgjegjshme e zonjës Sheqerinska. Për ju, sikur nuk ka rëndësi fakti që qytetarët presin përgjigje nga ju. Ju, sikur nuk shqetësoheni të shpjegoni se si mund të fitohen 5 317 euro në muaj pa lëvizur as gishtin e vogël", tha Borçe Stamov, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM thonë se deklarimin e pasurisë të zv/kryetares së LSDM-së nuk ka prona të padeklaruara dhe se VMRO-DPMNE po shpif kot. Nga LSDM-ja akuzuan se firma Eltra Dooel, e menaxhuar nga vëllai i redaktorit të Sitelit, Llatasi, ka marrë dy tenderë në vlerë prej 2 milion e 900 mijë eurosh, nga komunat e VMRO-së nga viti 2011 deri në 2013.

"A do të heshtni edhe për bizneset prej 3 milion eurosh, që VMRO DPMNEja i ka dhënë firmës që menaxhon gruaja e vëllait të Llatasit. Ja se si i fiton zgjedhjet Nikolla Gruevski. Me miliona euro, para të qytetarëve, blen redaktorët dhe mediat", u shpreh Petre Shilegov, Zëdhënës i LSDM-së.

LSDM-ja kujtoi se kryeministri nuk është përgjigjur as rreth tenderit të kurdisur të Ivona Talevskës, ku ka marrë 1 milion euro. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form