TIRANE- Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella, rrëfen se ka ndikuar në krijimin e aleancës qeverisëse mes Partisë Socialiste dhe Partisë "Lëvizja Socialiste për Integrim". I ftuar në emisionin ""Tête à tête" në studion e "A1 Report", Pittella tregon miqësinë e tij me dy drejtuesit e PS dhe LSI, duke u shprehur kështu edhe "një garant i mirë për koalicionin".
Duke u ndalur tek hapat e Shqipërisë në kuadër të integrimit europian, Pittella ka venë theksin në rëndësinë e vijimit të reformave, ndërsa përmend edhe arritjet pozitive të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pittella, është takuar ditën e sotme me kreun e LSI, Ilir Meta, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ditën e nesërme, Pitella do të takohet me kryeministrin Rama, duke na treguar edh e se do të "flasin për një teme të rëndësishme".
Por për shkak të axhendës së kreut të PD, Lulzim Basha, nuk do të mund të zhvillohet një takim me Zv/presidentin e PE, Pittella, i cili nga studio e "A1 Report" i ka bërë apel që edhe forca politike që ai drejton dhe gjithë opozita të bëhet pjesë e hapave konkrete dhe e bashkëpunimit me qeverinë në kuadër të integrimit evropian.
Zoti Pittella si keni ndikuar ju në krijimin e koalicionit PS-LSI?
Kam shprehur mendimin tim në favor të krijimit të një koalicioni të tillë. PS-LSI së bashku e kam parë si një lëvizje të favorshme për krijimin e qeverisë koalicionit. Kam qenë një nxitës në krijimin e koalicioni. Jam një mik i Metës dhe Ramës, dhe mund të isha një garant i mirë. Për këtë jam rikthyer sërish. Jam takuar sot me Metën, ndërsa nesër do takoj kryeministrin Rama për të folur për një temë të rëndësishme. Unë vij shpesh në Tiranë. Dhe jam një promotor i parë për të nxitur vijimin e reformave që Shqipëria të hyjë në BE. Kam shumë miq në Tiranë. Vij shpesh dhe me kënaqësi.
Kemi mësuar se komisioneri Fyle nuk do të realizojë vizitën e parashikuar në Shqipëri, por do shkojë në Ukrainë për të qetësuar situatën atje. A ka ndonjë ndikim kjo në vizitën tuaj në Tiranë?
Fyle ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, por do të fiksojë një vizitë tjetër. Mijëra qytetarë në Ukrainë kërkojnë zgjedhje të lira dhe të garantuara, edhe unë kam qenë aty pasi njerëzit duhet të kenë atë të cilën kërkojnë. Europa duhet të bazohet tek këto principe dhe të garantojë një realitet miqësor edhe jashtë Europës.
Mendoj se misioni aty ishte shumë i rëndësishëm, sepse edhe situata është mjaft delikate. Po a keni dëgjuar se disa politikanë mund të jenë shprehur për një realitet të ngjashëm me atë të Ukrainës, edhe në Shqipëri, pra të ketë protesta?
Në Shqipëri ka probleme. Por nuk mendoj se bëhet fjalë për protesta të tilla. Janë bërë hapa përpara në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Besoj se mund të ketë një marrëdhënie shumë të hapur mes pozitës dhe opozitës. Nëse do të fuqizohet shteti, situ...