A1 Report - Avioni i rrëmbyer nga Etiopia ulet në Zvicër, arrestohet pengmarrësi

Report TV 2015-08-21

Views 2

Një avion i linjës Ethiopian Airlines, ka bërë një ulje të detyruar në Gjenevë, pas një rrëmbimi. Avioni Boeing 767 ishte nisur nga Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë dhe pritej të ulej në Romë(Itali) rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Aeroplani është ulur në Gjenevë rreth orës 06:20 dhe të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi e kanë braktisur avionin. Sipas informacioneve të para, rrëmbyesi që ndodhej në bordin e këtij avioni ka kërkuar azil politik sapo ka shkelur në territorin zvicerian, por është arrestuar më pas nga policia.

Piloti i avionit Boeing 767 ka lëshuar alarmin se avioni ishte marrë peng, ndërsa avioni ndodhej në hapësirën ajrore të Sudanit.

Në bordin e tij gjendeshin më shumë se 200 persona dhe asnjëri prej tyre nuk është plagosur apo lënduar. Kompania ajrore etiopiane ka deklaruar se pasagjerët kanë marrë menjëherë ndihmën e parë nga mjekët.

Aeroporti zvicerian qëndroi i mbyllur për disa çaste dhe hap më vonë për motive sigurie.

Share This Video


Download

  
Report form