PDSH ngre shqetësimin për njësinë e gjashtë zgjedhore

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

PDSH ka reaguar ndaj shpërndarjes së votave nëpër njësitë zgjedhore duke kërkuar tejkalimin e kësaj padrejtësie që i bëhet pikërisht njësisë zgjedhore numër 6 e cila ka mbi 30 mijë vota më shumë se sa në njësitë zgjedhore 3 dhe 4. Sipas saj, ky numër i votave në këtë njësi zgjedhore shkel edhe kodin zgjedhor pasi tejkalon mesataren ligjore prej plus 5%. Nga partia e Thaçit kërkojnë edhe angazhimin e OSBE-ODIHR për tejkalimin e kësaj padrejtësie.

"Kërkojmë që urgjentisht ky gabim I madh të përmirësohet dhe njëherë e përgjithmonë pesha e votës të jetë e barabartë e jo siç është aktualisht dallimi mes njësisë zgjedhore 6 dhe asaj 3 dhe 4 është më shumë se 10 %", tha Bekim Fazliu, PDSH.

Ndërsa Asociacioni qytetar 'MOST' kërkon nga KSHZ që në afat sa më të shkurtër dhe derisa sa zgjat shqyrtimi publik i listës zgjedhore, të formoj vendvotimet e reja të cilat imponohen me ndryshimet e reja në kodin zgjedhor. Sipas këtyre ndryshimeve, numri i votuesve në një vendvotim nuk guxon të tejkaloj numrin prej 1000 votuesve me çka pritet të ritet numri i vendvotimeve edhe me 504 vendvotime të reja. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve pritet të jetë 3480.

"Duke pas parasysh se afati për publikim të përshkrimeve të vendvotimeve është 28 mars konkretisht pas përfundimit të shqyrtimit të listës zgjedhore, apelojmë nga KSHZ që këtë proces ta përfundoj sa më shpejt me qëllim që qytetarët me kohë të informohen në cilin vendvotim mund ta realizojnë të drejtën e votës", tha Teodora Popovska, MOST.

Asociacioni qytetar MOST po vëzhgon procesin zgjedhor dhe vërejti se KSHZ nuk ka përmbushur një nga aktivitetet e parapara me afatet e përcaktuara nga vet ata. Konkretisht mos plotësimi i komisioneve zgjedhore komunale me anëtar të rinj i cili duhej të përfundoj javën e kaluar, më 14 shkurt. Por nga KSHZ thonë se ky aktivitet është përmbushur dje. MOST po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kontrollojnë të dhënat në lisën zgjedhore deri sa ai është në shqyrtim publik. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form