A1 Report - Rankimi Boteror: Universiteti privat kalon Universitetin e Tiranes

Report TV 2015-08-21

Views 6

Universitetet shqiptare vazhdojnë të jenë shumë larg cilësisë që ata premtojnë. Web ranking, angjecia prestigjoze që bën dy herë në vit renditjen e mbi 22 mijë universiteteve nga e mbarë bota, ka publikuar rezultatet për periudhën korrik-dhjetor 2013.

Ndonëse krahasuar me qershorin e një viti më parë, universitetet shqiptare kanë rritje të renditjes në klasifikim botëror, ajo që vihet re është se universitetet publike kanë zbritur me disa vende në këtë klasifikim, dhe janë ngjitur privatët. Një vit më parë, universiteti më i mirë shqiptar ishte universiteti Tiranës dhe mbante vendin e 8012, ndërsa këtë vit ai ka zbritur 650 vende në klasifikim, duke u renditur në vendin e 8667 në klasifikimin botëror, dhe i dytë në vendin tonë.

Po ashtu rreth 300 vende në klasifikim ka humbur edhe universiteti Politeknik i Tiranës, i cili një vit më parë renditej në vendin e katërt për vendin tonë, dhe në vendin e 10049 në klasifikimin botëror, ndërsa këtë vit renditet në vendin e katërt për universitetet shqiptare dhe në vendin e 10382 në klasifikimin botëror.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit lista e universiteteve shqiptare, kryesohet nga Universiteti "Epoka", i cili renditet në vendin e 7832 në klasifikimin botëror, ndërsa një vit më parë renditej në vendin e 9878. Ndërsa vendin e tretë, për cilësinë e universiteteve tona këtë vit e mban një tjetër universitet privat ai i Neë York-ut.

Lista e 41 universiteteve shqiptare, të përfshira në këtë klasifikim, mbyllet nga universiteti Mjekësor i Tiranës, i cili e gjejmë në vendin e 22010, praktikisht në në fund të listës së klasifikimit botëror.
Ndërkohë që 10 vendet e para të këtij klasifikimi botëror, mbahen nga universitetet amerikane, me në krye universitetin e Harvardit.

Share This Video


Download

  
Report form