VLORE- Në fshatin Mërtiraj të komunës Vllahinë në rrethin e Vlorës, punimet e firmës kontraktore naftënxjerrëse "Stream Oil" për zgjerimin e rrugës që të çojnë në puset e naftës kanë bërë që të dëmtohen varret e fshatit.
Eshtrat e të vdekurve kanë dalë në sipërfaqe duke shkaktuar indinjatë tek banorët e zonës. Ndërsa fëmijët tmerrohen pasi kafka njerëzish duken qartë edhe në sipërfaqe të kodrës, buzë rrugës.
Banorët thonë se shkak për këtë janë punimet që kompania Strim Oil kishte bërë për zgjerimin e rrugës drejt puseve të naftës por edhe erozioni
"Këtu kanë qenë komplet varreza. Ata kanë gërmuar, disa i kanë shtyrë më poshtë sepse kanë hapur rrugën dhe disa ngelën pa vend varri. Kompania Stream Oil" ka shkatërruar çdo gjë. Eshtrat e të parëve tanë kanë dalë sheshit dhe askush nuk i merr në konsideratë. Kanë shtruar rrugët e tyre dhe kanë kryer punët e tyre pa pyetur për interest e këtij fshati."- thonë banorët
Banorët kërkojnë që eshtrat të grumbullohen edhe të varrosen në një tjetër vend dhe të merren masa pasi edhe fëmijët frikësohen.
"Kjo ka ndodhur që kur është hapur rruga por nga shirat kanë dalë kaq hapur. E gjithë kjo ka qënë varreza deri lartë. Fëmijët sa kur kalojnë këtu tremben.