TIRANE- Këshilli bashkiak i Tiranës ka marrë ditën e djeshme disa vendime të rëndësishme sa i përket taksave dhe tarifave që do të paguajnë bizneset e Tiranës.
Kështu sipas paketës së re ndryshime të rëndësishme do të pësojë tarifa e pastrimit që do të paguajnë bizneset, taksë e cila do të pësojë rritje.
Taksa e pastrimit për biznesin e madh dhe atë VIP ka pësuar një rrije nga 130% deri në 260%. Bizneseve të mëdha, të prodhimit ushqimor, bukë, ëmbëlsira, mishi, peshku, bulmet do t'u rritet taksa e pastrimit nga 37 mijë lekë në 85 mijë lekë.
Rritje më e madhe është bërë ndaj biznesit VIP, që nga 47 mijë lekë që paguanin më parë si tarifë pastrimi, tashmë do të paguajnë 170 mijë lekë në vit.
Ndërkohë biznesi i vogël që paguante si tarifë pastrimi 10% të taksës së biznesit të vogël, me vendimin e djeshëm të këshillit bashkiak ata do t'i nënshtrohen një tarife fikse pastrimi prej 30 mijë lekë në vit. Edhe kjo disa herë më e lartë se tarifa e mëparshme.
Por ndërkohë me propozimin e këshilltarëve të majtë është rënë dakord që taksa e re e ndërtesës për bizneset dhe shërbimet tregtare si dhe kategoritë të tjera, të ulet në masën 30 %, referuar kjo taksës së re që ka vendosur qeveria në fund të dhjetorit 2013. Nëse sipas vendimit të qeverisë tarifa e ndërtesës që duhet të paguajnë bizneset është 400 lekë metri katror në vit, me propozimin e këshilltarëve të majtë, në Tiranë do të jetë 280 lekë për metër.
Ndërkohë që rritje në masën 12.5% ka pësuar edhe tarifa ditore e ushqimit për kopshtet dhe çerdhet që duhet të paguajnë prindërit e kryeqytetit. Më konkretisht deri më tani dita në një kopësht publik ishte 160 lekë, dhe pas këtij vendimi.