Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ekonomia e vendit është në parg katastrofe kjo për shkak të futjes së parave të drogës. Kryetari i opozitës tha se Bashkia e Tiranës, po shërben si lavatriçe të pastrimit të parave të drogës dhe kjo sipas tij ilustrohet në lejet e ndërtimit të dhëna për këtë vit. Po ashtu një sektor tjeter ekonomik ku po investohen parat e krimit, sipas kreut të opozitës është projkti Partneritetit Publik-Privat, 1 miliard dollarë.
Kryetari i Partisë Demokrtike, Lulzim Basha, denoncon se paratë e drogës dhe krimit, rrezikojnë katastrofë ekonomike për vendin tonë.
Basha përkrah ekspertes së statistikave Ines Nurja, bëri një skanim të hollësishëm të situatës ekonomike, ndërsa tha se sektori i ndërtimit dhe Partneriteti Publik Privat po shihen si mundësi për pastrimin e parave të pista.
Ai kishte një denoncim të drejtëpërdrejtë për Bashkinë e Tiranës.
Basha: Bashkia e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës e krimit. Ekonomia shqiptare është në prag katastrofe. Nuk ka sektor që duket më qartë kapja nga krimi sesa ai i ndërtimit.Boom ndërtimesh i financuar nga cfarë?! Merrni të dhënat e publikuara sot: Numri i lejeve të ndërtimit për rezidenca për banim është rritur me 80 %. 2016 është viti rekord i drogës, 2017 viti rekord i lejeve të ndërtimit në bashkinë e Tiranës. Kemi rritje drastike të ndërtesave mbi 3 kate. Nuk bëhet fjalë për riparim catish. 200% është rritur numri i ndërtesave mbi tre kate ndërsa vlera monetare sipas vetë të dhënave të INSTAT është rritur me 260%.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-bashkia-e-tiranes-lavatrice-e-pastrimit-te-parave-te-droges-e-krimit