A1 Report - Haxhinasto: Protesta e padrejte PD te mos nxise paligjshmërine

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Ndërsa protesta e drejtuesve të furgonëve 8+1 me pjesëmarrjen e deputetëve të PD-së, vazhdonte para kryeministrisë, Ministri i transporteve Edmond Haxhinasto doli në një deklaratë për shtyp ku nënvizon se qeveria nuk do të tërhiqet nga zbatimi i ligjit. Ai e quan protestën e sotme të padrejtë, se drejtuesve të furgonëve 8+1 i ishte dhënë një rrugëzgjidhje. Haxhinasto i përcolli mesazhin edhe deputetëve të opozitës që të mos nxisin paligjshmërinë.

"Ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin: Taksitë do të jenë taksi, autobusë autobusë. Nëse pronarët e taksive duan të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin sipas licencave që kanë të vendosin taksimetrin të mos ndalojnë vend e pa vend për tu mbushur me pasagjerë. Të marrin në kthim vetëm ata pasagjerë që kanë çuar në rrugën e vajtjes. Nëse huk duan të shërbjenë si taksi janë të lirë të aplikojnë për licencat e transportit ndërurban dhe të plotësojnë të gjitha kushtet teknike që ka."- tha Haxhinasto duke shtuar se kjo është detyrim ndaj atyre që kanë humbur jetën në aksidentet rrugore apo qytetarëve.

"Kjo situatë kur ata duan të kenë avantazhet për të qenurit taksi dhe transportit urban nuk mund të lejohet të vazhdohet. Kjo është në kundërshtim me ligjin dhe diskrimon 5600 pronarë dhe shoferë autobusësh dhe cënon sigurinë e jetën e qytetarëve. Qeveria është e angazhuar të ndërtojmë një sistem modern"-nënvizoi më tej Haxhinasto.

RRUGEZGJIDHJA
Haxhinasto tha se qeveri i ka dhënë një rrugëdalje që ata të ofrojnë shërbimin taksi brenda qarkut. "Kjo rrugëzgjidhje u është paraqitur disa herë. Kjo mundësi i lejon ata dhe shoferët e taksive 8+1 të vazhdojnë të punojnë deri në stabilizimin e rregullimin e situatës që ka transporti publik.

PD TE MOS NXISE PALIGJSHMERINE
Haxhinasto i përcolli mesazhin edhe deputetëve të opozitës të mos nxisin paligjshmërinë.

"Kam një mesazh për disa deputetë të angazhuar në protestë. Deputetët si të zgjedhurit e popullit janë aty për të bërë e zbatuar ligjin. Ata janë të parët që duhet ta zbatojnë nëse mendojnë se ligji është i padrejtë të paraqesin amendimet në parlament. Deputetët e opozitës nuk mund të zgjidhin të bëjnë politikë për interesa të ngushta për të nxitur paligjshmërinë. Promovimi i shkeljes së ligjit është e papranueshme në demokraci. Pronarët dhe drejtuesit e taksive duhet të kuptojnë se deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër por për ta përdorur këtë protest për qëllimet e tyre politike dhe që në gjykimin tonë është e padrejtë"

Share This Video


Download

  
Report form