Gruevski pranon zgjedhjet e parakohshme parlamentare

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

1099 delegatë të VMRO DPMNE-së , zgjodhën Gjorge Ivanovin, kandidat të partisë për president të shtetit. Ivanov i cili dotë rikandidojë për mandatin e dytë të presidentit të shtetit, paraprakisht foli edhe për prioritetet nëse fiton në zgjedhjet presidenciale, me theks të veçantë u ndal edhe tek vijat e kuqe që për çështjen e emrit.

"Vijë e kuqe e shënuar sa i përket kontestit për emrin. Nuk do të pranoj ndryshim të kushtetutës me qëllim ndryshim të emrit të shtetit, nuk do të pranoj ide dhe propozime që do të cenoj identiteti maqedonas", d deklaroi Gjorge Ivanov, kandidat për president i VMRO-DPMNE.

Ndërkohë VMRO-DPMNE publikisht pranoi ofertën e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nëse nuk pranojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare ekziston rrezik që të dështojnë zgjedhjet presidenciale dhe vendi të hyj në krizë të thellë politike, ka thënë kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, në konventën e partisë për zgjedhjen e kandidatit presidencial.

"Nëse nuk pranojmë zgjedhje të parakohshme atëherë për shkak të daljes së dobët në zgjedhjet presidenciale ekzistojnë rreziqe të mëdha që ky proces të ketë sukses dhe vendi të hyj në krizë të thellë. Për shkak të interesit kombëtar dhe shtetëror nga kjo foltore do të përgjigjem se VMRO edhe koalicioni "Për Maqedoni më të mirë"e pranon dorezën e hedhur për zgjedhje të parakohshme parlamentare në ditën e njëjtë kur mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski tha se qëllimi i BDI-së është që të merr një nga tre postet udhëheqëse në vend andaj kërkoi fitoren me 62 deputetë që të mos ketë kushtëzime nga ana e partnerit të koalicionit. Ai tha se pas iniciativës për zgjedhje të parakohshme, qëndron prapaskena e cila do të mundësojë një periudhë tre vjeçare pa zgjedhje në vend, me qëllim që Qeveria e VMRO-së të pranoj pozicionet greke për çështjen e emrit.

"VMRO-DPMNE nuk i nënshtrohet nënshtrimeve dhe kërcënimeve. Pse kërkojnë kandidat konsensual, që të mos e fitojnë dhe siç edhe kanë paralajmëruar publikisht që të tentojnë me propagandë na rrezikojnë zgjedhjet presidenciale ndërsa më pas presion për ndryshim të Kushtetutës me qëllim që partitë e jo qytetarët ta zgjedhin presidentin e shtetit. Qëllimi kryesor është se nëse VMRO-DPMNE nuk ka 62 deputet pas zgjedhjeve parlamentare të kushtëzojnë me kërkesën për një nga tre postet, kryeministër, kryetar parlamenti apo president të propozohet nga radhët e BDI-së", u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

Në konventën e sotme të partisë lideri i VMRO DPMNE-së lëshoi akuza në adresë të LSDM-së opozitare. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form