TIRANE- Përfaqësuesja e mazhorancës, deputetja Vasilika Hysi, kërkon që nga amnistia të përjashtohen të dënuarit për fyerjet raciste si dhe t'i jepet prioritet grave të dënuara dhe që ndodhen në kushte të vështira, në një kohë që janë braktisur dhe nga famijarët.
"Duhen hequr nga amnistia të dënuarit për fyerje raciste dhe duhet t'i jepet përparësi grave të burgosura që janë në kushte të vështira."- tha Hysi, duke ngritur pyetjen "Pse përjashtohen nga aministia të burgosurit që ndodhen në spitalin e burgut në gjëndje të rëndë, pa shërim? "
Komisioni i ligjeve ka marrë sot në shqyrtimin draftin e aminsititsë për të burgosurit ndërsa votimi për të është shtyrë për nesër, ku gjatë punimeve nuk kanë munguar dhe debatet sa politike dhe teknike.
"Projektiligji për amnistinë nuk ka si qëllim hapjen e dyerve të burgjeve për të liruar të burgosurit, po për të shtuar dënimet alternative" deklaroi ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve të draftit.
Nga ky draft do të amnistohen rreth 350 të burgosur kryesisht të mitur të grupmoshave 17-21 vjec, gra në moshën 55 vjeç dhe burra në moshën 60 vjeç.
Gjatë fjalës së tij në komision Naço deklaroi se prjektligji në fjalë ka një sërë avantazhesh, sidomos për personat në moshë e ata të moshave minore.
"Amnistinë e përfitojnë personat e dënuar me tre vite burgim e më poshtë, ata të dënuar me gjobë, gratë mbi moshën 55 vjeç, burrat mbi 60 vjeç si dhe të miturit nën 18 vjeç. Personat me rrezikshmëri të lartë nuk përfitojnë amnisti. Futja e personave në burg është një problem që duhet zgjidhur. Ne po punojmë për të ulur numrin e të dënuarve. Ju ftoj ta votoni këtë projektligj"-u shpreh Naço duke saktësuar se 1300 të dënuar janë mbi kapacitetin në burgje.
Deputeti Arben Ristani ka vënë në dukje nevojën për të ditur se çfarë sjell të re ky projektligj dhe se sa është numri i të dënuarve që falen në raport me problematikën e mbipopullimit të ligjit.
Në përgjigje të kësaj Ministri Drejtësisë ka thënë se "prej 2008 shërbimi i provës ka kaluar 9000 persona, ndaj kërkoj votën tuaj për kalimin e këtij projektligji ".