Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 27 prill

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u caktuan zyrtarisht për më 27 prill, bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, nëse presidenti nuk zgjidhjet që në raundin e parë. Vendimi u firmos sot nga kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski.

"Dëshiroj t'ju njoftoj se në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe në pajtim me afatet e parapara në Kodin Zgjedhor, si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë kam për obligim që pas shpërndarjes së Kuvendit të shpall zgjedhje të parakohshme për deputetë. Lidhur me afatet, parashikohet që zgjedhjet e parakohshme për deputetë të mbahen në afat prej 60 ditësh nga shpërndarja e kuvendit. Sot kam firmosur vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat do të mbahen më 27 prill 2014", deklaroi Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit.

I pyetur rreth përputhjes së heshtjes zgjedhore presidenciale me fushatën e zgjedhjeve parlamentare, Veljanoski tha se këtë dilemë duhet ta zgjidhë vetëm Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

"Organ për realizimin e zgjedhjeve është KSHZ-ja. Ajo është kompetente në zbatimin e dispozitave ligjore dhe të japë sqarim dispozitash të cilat duhet të zbatohen. Prej sot, për të gjitha dilemat rreth zbatimit të zgjedhjeve, kompetencat i ka KSHZ-ja", u shpreh Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit.

Veljanoski iu bëri thirrje pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të respektojnë kushtetutën dhe të krijojnë atmosferë të qetë e demokratike, në mënyrë që çdo qytetar të realizojë të drejtën e votës të garantuar me kushtetutë. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form