A1 Report - Turqi, Erdogan kundër internetit: Do të bllokojmë Facebook dhe Youtube

Report TV 2015-08-21

Views 1

TURQI - Kryeministri turk, Recep Tayyp Erdogan i përfshirë në një skandal politiko-financiar ka kërcënuar se do të ndalojë YouTube dhe Facebook në Turqi, pas zgjedhjeve komunale të 30 marsit.

Gjatë një interviste dhënë televizionit privat turk ATV, Erdogan është shprehur se ekzistojnë disa masa që do të ndërmerren, duke përfshirë edhe censurimin e YouTube dhe rrjetit social Facebook.

Në fund të muajit shkurt, në internet u përhapën disa telefonata të bëra nga Kryeministri turk me djalin e tij Bilal Erdogan, ku dokumentohej përfshirja në një rast korrupsioni.

Erdogan refuzoi ashpër vërtetësinë e regjistrimit telefonik duke e quajtur atë një 'fabrikim të turpshëm' dhe e cilësoi si një sulm ndaj tij dhe ndaj Republikës së Turqisë.

Në këtë telefonatë, dëgjohej zëri i një personi i cili sipas mediave vendase ishte kryeministri Recep Tayyp Erdogan teksa i kërkonte djalit të tij të largonte menjëherë nga banesa rreth 1 milionë euro, pas arrestimit të fëmijëve të tre ministrave të qeverisë së tij, në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Share This Video


Download

  
Report form