A1 Report - Turqi, Kryeministri Erdogan bllokon Twitter për shkak të korrupsionit

Report TV 2015-08-22

Views 2

Turqia ka bllokuar hyrjen në Twitter pak orë pas kërcënimeve të hedhura nga Kryeministri turk Erdogan. Shkak për këtë është faji i administratorëve të cilët nuk kanë hequr disa të dhëna të marra nga përgjimet telefonike, kompromentuese për Kryeministrin turk dhe ku prej 8 muajsh është nën presion pas një skandali korrupsioni, ku janë përfshirë edhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar të tij. Mbrëmjen e të enjtes, gjatë një tubimi të zhvilluar përpara zgjedhjeve komunale të 30 marsit, Erdogan u shpreh se ishte sërish viktimë e një komploti ndërkombëtar. Ai ka akuzuar rrjetin social Twitter se po ushqen protestat dhe u shpreh se nuk i intereson se çfarë mund të thotë Komuniteti Ndërkombëtar dhe të gjithë do e shohin se sa e fuqishme është Republika Islamike. Pas këtyre deklaratave të Kryeministrit turk Erdogan, autoritetet e telekomunikacionit kanë reaguar duke e bllokuar këtë rrjet social. 10 milionë përdorues të Twitter-it në Turqi, që tentojnë të hyjnë në profilin e tyre, përballen me një imazh ku listohen katër njoftimet e Drejtësisë, të injoruara nga administratorët e kësaj faqe.
Gjatë muajve të fundit, Erdogan kishte si qëllim edhe mbylljen e rrjetit social Facebook dhe të rrjeteve të tjera sociale, që deri më tani nuk rrezikojnë të mbyllen.

Share This Video


Download

  
Report form