A1 Report - Beqaj: Situata gripale ne renie, te ndryshoje sistemi i kujdesit paresor

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, foli për situatën e gripit në vend duke theksuar se situata epidemiologjike është normale. Ministri Beqaj shtoi se kohët e fundit ka një tendecë rënie të të prekurve me grip.

"Sot jemi në një situatë normale të gripit, madje ka një tendencë rënie. Kemi analizuar 700 mostra, 124 kanë rezultuar me grip nga të cilat 65 me AH1 dhe 59 me AH3. Patëm dy raste vdekje por që kishin imunitet shumë të dobët." tha ministri Beqaj.

Lidhur me masat e marra për parandalimin e rasteve me virozat epidemiologjike, Beqaj tha se se ka qenë kujdesi parësor që i dha rëndësi referimit te rasteve të gripit, "Kujdesi parësor i dha shumë rëndësi referimit të rasteve, por spitalet tona tejmbushen edhe gjatë natës me viroza kur ky sherbim mund të merret nga kujdesi parësor. Prandaj është e nevojshme që në pergatitjen e stinës së ardhshme të gripit, që fillon në tetor, duhet të fillojë të ndryshojë mënyra se si funksionon sistemi parësor." tha Beqaj ndërsa shtoi se duhet të merret vendimi për pajisjen me vaksinat parandaluese.

KRAJA: VAKSINA NUK KA LIDHJE SHKAKËSORE ME AUTIZMIN

Ndërkaq të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe Shefi i Shërbimit të Infektivit në QSUT, Dhimitër Kraja si dhe Drejtori i Politikave Shëndetësore Gazmend Bejtja. Në fjalën e tij Dhimitër Kraja tha se vaksina nuk ka lidhje shkakësore me autizmin, ndërsa shtoi se po shihet mundësia e mbulimit të vaksinimit të personelit shëndetësor, kostoja e të cilit për një vit do të jetë 12 milion lekë të reja ne vit

Ndërsa Drejtori i Politikave Shëndetësore Gazmend Bejtja ripërsëriti edhe një herë se vaksina nuk ka lidhje shkakësore me autizmin.

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësinë në Kuvend, erdhi në përgjigje të kërkesës së komisionit për dhënie informacioni nga Ministri i Shëndetësisë lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Share This Video


Download

  
Report form