A1 Report - SHISH,Nishani: Evito konfliktin verbal,Tahiri: Thuaj të vërtetën

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- "Evito konfliktin verbal me institucionet" kështu mësohet të ketë këshilluar Presidenti Bujar Nishani ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili ishte sot në presidencë siç tha ai për t'i vënë në dispozicion dokumentet shkresore të cilat vërtetojnë mos bashkëpunimin e SHISH me policinë në parandalimin e akteve terroriste të shpërthimit me tritol.

Pas takimit i cili zgjati më shumë se një orë, Tahiri u shpreh se e vërteta shkresore ishte larg nga deklarata që Nishani kishte bërë dhe se Presidenti do ishte më mirë të moderonte bashkëpunimin ndërmjet institucioneve sesa duke neglizhuar të vërtetën të mbante një pozicion.

Ndërsa Presidenca përmes një njoftimi për shtyp informonte se Presidenti Nishani i kishte kërkuar të evitojë konfliktin verbal me institucionet dhe sugjeroi që angazhimet dhe kontributet e rëndësishme të institucioneve kushtetuese të vendit në fushën e sigurisë të vlerësohen dhe shfrytëzohen maksimalisht nga ana e Policisë së Shtetit.

TAHIRI: E VERTETA NUK ESHTE CKA THOTE NISHANI
"Gjykoj që brenda kornizës institucionale jemi të dënuar të gjithë bashkë t'i përkushtohemi të vërtetës. Pashë me vend ti bëja me dije të vërtetën veçanërisht pas deklaratave të tij të fundit. Gjykoj që Presidenti i Republikës të rrinte mbi palët dhe të nxiste bashkëpunimin institucional. Gjykoj që në të gjitha rastet do ishte më e shëndoshë që Presidentit të moderonte bashkëpunimin ndërmjet institucioneve sesa duke neglizhuar të vërtetën të mbante një pozicion. I dhashë informacionin e plotë, shkresor një dosje të plotë. Presidenti nëse ka vullnet do e shohë dhe se e vërteta shkresore e këtij komunimimi është larg nga deklaratat që Presidenti ka bërë", tha Tahiri pas takimit.

REAGIMI I PRESIDENCES
"Sot, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani priti në takim Ministrin e Brendshëm, zotin Saimir Tahiri, me kërkesën e këtij të fundit.
Ministri i Brendshëm i paraqiti Presidentit të Republikës disa pretendime në lidhje me bashkëpunimin institucional në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar. Presidenti i Republikës, pasi e vlerësoi si me rëndësi prioritare bashkëpunimin dhe besimin ndërinstitucional, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, e këshilloi Ministrin e Brendshëm të evitojë konfliktin verbal me institucionet, veçanërisht në kontekstin e angazhimeve ligjzbatuese. Presidenti i Republikës sugjeroi gjatë këtij takimi që angazhimet dhe kontributet e rëndësishme të institucioneve kushtetuese të vendit në fushën e sigurisë të vlerësohen dhe shfrytëzohen maksimalisht nga ana e Policisë së Shtetit, në interes të objektivit të përbashkët në luftën ndaj krimit dhe trafiqeve."

TAKIMI ZGJATI NJE ORE
Takimi ishte kërkuar nga vetë ministri i Brendshëm erdhi pak ditë pasi Presidenti Nishani mori në mbrojtje kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror,
Visho Ajazi duke deklaruar se ky i fundit kishte pasur komunikim frekuent me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit gjatë gjithë periudhave, madje shtoi se Visho...

Share This Video


Download

  
Report form