Çështja “Tahiri”, Lu: Qytetarët të dinë të vërtetën, Jo gjyqe politike! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje ditë pasi parlamenti rrëzoi kërkesën ë prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, duke lejuar vetëm kontrollin e banesës dhe kufizimin e lëvizjes se tij, Ambasadori amerikan Donald Lu, deklaroi se drejtësia duhet ta thote fjalën e saj, por jo si ne komunizëm, kur njerëzit dënoheshin politikisht.

?Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar. Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.?


Në fjalën para studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, diplomati amerikan theksoi se të gjithë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për çështjen Tahiri.

?Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë. Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë.?

Teksa reforma në sistemin e drejtësisë është në hapat e para të saj, ambasadori Lu, theksoi rëndësinë e zbatimit të saj të shpejtë.

Share This Video


Download

  
Report form