A1 Report - NATO, çeshtja e Krimese kercenimi me i rende i sigurise dhe stabilitetit

Report TV 2015-08-21

Views 9

SHBA- Çështja e Krimesë është kërcënimi më i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të Europës, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen në një seminar në Washington. Rasmussen u shpreh se ajo çka po ndodh në Krime është alarmuese për komunitetin euroatlantik, për NATO-n dhe për të gjithë ata që janë impenjuar në mbrojtjen e një Europe të lirë dhe paqësore.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dënuar atë çka po bën Rusia për të marrë kontrollin e bazave ushtarake ukrainase, veprime që po krijojnë një situatë të rrezikshme. Kjo gjë është bërë e ditur nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të dërgojnë trupa ushtarake në vendet baltike, për sigurinë e ish-Republikave sovjetike, që janë të preokupuara për aneksimin e Krimesë në Rusi.

Kjo është ajo çka ka deklaruar zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp me presidenten e Lituanisë Dalia Gribauskaite dhe homologun e tij, Andris Berzins.

Qeveria e Ukrainës, po përpilon disa plane operative për tërheqjen e trupave ushtarake dhe disa civilë nga Krimea. Kjo gjë është bërë e ditur nga sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Andri Parubi, gjatë një konference për shtyp. Ai u shpreh se janë duke hartuar disa masa në mënyrë që ushtarët dhe familjet e tyre që ndodhen në Krime, të kenë mundësi të kthehen në Ukrainën kontinentale. Nga ana e sajë, Moska kërcënon se do të ndryshojë qëndrim për Iranin.

Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, u shpreh se Rusia mund të rishohë pozicionin e saj në negociatat e Programit bërthamori me Iranin, për shkak të tensioneve me Perëndimin, për çështjen e Krimesë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS