Pas një seance maratonë, në një debat të ashpër KZHZ-ja rrëzoi mbrëmë ankesën e BDI-së me të cilën ky subjekt politik konteston 453 votues të cilët përveç se në Maqedoni janë paraqitur edhe në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë për të realizuar të drejtën e votës. "Pro" ankesës së BDI-së votuan nënkryetari Subhi Jakupi dhe anëtarët e LSDM-së Nikolla Rillkovski dhe Violeta Duma, ndërsa "kundër" ishin tre anëtarët e VMRO-së. Vota e cila do të përcaktonte fatin e ankesës vjen nga anëtari i 7-të i KSHZ-së që vjen nga radhët e PDSH-së Bedredin Ibrahimi, i cili votoi i përmbajtur. Fati i ankesës së BDI-së tani varet nga vendimi i Gjykatës Administrative e cila duhet të prononcohet në afat prej 24 orësh.
"MPB-ja, unë me plotë përgjegjësi e them, se KSHZ-së nuk i lejoi që të bëjë verifikimin e të dhënave dhe ne sollëm një vendim që është, duket se KSHZ-ja nuk i kishte informacionet e duhura nga ky organ gjegjës dhe votimi ishte 3 pro, 3 kundër dhe një i përmbajtur. Që do të thotë se ekziston dilema në këtë drejtim dhe unë pres që në të ardhmen ky vendim të apelohet dhe gjykata administrative është ajo e cila duhet të merr epilogun përfundimtarë në këtë drejtim", deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së
Ndërkaq, sot vazhdon debati rreth ankesës së LSDM-së e cila hodhi poshtë dyshimin se në listën zgjedhore ekzistojnë 26 515 votues fiktiv.
"Verifikojmë të dhënat me të cilat ata kanë të dhëna për një numër të konsiderueshëm që janë ët vdekur por që figurojnë në regjistrin zgjedhorë, jemi tu bë këtë verifikim këtu dhe MPB-ja dhe drejtoria për të dhënat amë, do ët na lejojnë që të bëjmë një gjë të tillë. Por unë jam skeptik, besoj që prapë nuk do të na lejojnë të bëjmë verifikimin e të dhënave dhe duhet të sjellim vendim ditën e sotshme se çka do të bëjmë me ato. Do ti fshijmë prej regjistrit zgjedhor apo do ti lejojmë", shtoi Jakupi
Afati ligjor i parashikuar me Kodin Zgjedhor për shqyrtimin e ankesave ka skaduar qysh mbrëmë në mesnatë.Bedri Rexhallari