BDI përsëri ankohet për votuesit e Pustecit

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

BDI-ja ka denoncuar 675 votues të Pustecit të cilët janë të regjistruar për të votuar në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Sipas BDI-së, votuesit nuk plotësojnë kushtin ligjor për votim në diasporë, sepse nuk kanë adresë vendbanimi në Maqedoni. Qëllimi i lejimit për votim të këtyre votuesve, sipas BDI-së, është që shqiptarët të humbin deputetin e Evropës. Madje, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani akuzoi edhe PDSH-në dhe Gjykatën Administrative se janë bërë pjesë e skenarit për fitoren e VMRO-së në diasporë.

"Në këtë lojë kundër shqiptarëve dhe kundër BDI-së u përfshi herën e kaluar edhe PDSH, ndërsa Gjykata Administrative nuk mori parasysh argumentet ligjore dhe vendosi në mënyrë politike. Ne apelojmë partitë në KSHZ, sidomos PDSH-në, të rreshtohet të paktën një herë me shqiptarët dhe të votojë ankesën e BDI-së, duke u thënë "jo" 675 votuesve maqedonas që kërkojnë të jenë padrejtësisht pjesë e procesit zgjedhor më 27 prill", u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

BDI-ja edhe disa herë më parë ishte ankuar për votuesit e Pustecit, por KSHZ-ja drejtoi gishtin nga Ministria e Brendshme, si organ përgjegjës për shpërndarjen e letërnjoftimeve. Por Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska deklaronte atëherë se BDI-ja i ka të gjitha mundësitë që betejën për votuesit fiktiv ta zhvillojë në institucione, duke ditur se Ministri i Drejtësisë, Zv/Ministri i Brendshëm dhe Nënkryetari i KSHZ-së janë kuadër të BDI-së. Ndryshe, në njësinë zgjedhore të Evropës janë regjistruar gjithsej 8084 maqedonas për votim, kundrejt 9025 shqiptarëve. Megjithatë rezultatin përfundimtar mund ta ndryshojnë goranët e Kosovës, të regjistruar nën kategorizimin "të tjerë", që janë gjithsej 572. Vendimtarë do të jenë edhe 733 romët dhe 419 turqit, të cilët votojnë për deputetin në Evropë. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form