Mërgimtarët e vendit që jetojnë në Zvicër dhe Austri po përballen me probleme gjatë procedurës për dorëzimin e fletë-paraqitjeve për të ushtruar të drejtën e votës në përfaqësitë e tyre konsullore. Nga Ministria e Jashtme thonë se është e ndaluar me ligj që një person të dorëzojë më shumë se 1 fletë-paraqitje. Sipas këtij dikasteri, përfaqësitë diplomatiko-konsullore po ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate. Ndërkohë, nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi thotë se ambasadat e Maqedonisë kryejnë vetëm punën teknike, dhe sipas tij një qytetar i Maqedonisë që jeton në Evropë ka të drejtë të parashtrojë më shumë se një fletë-paraqitje.
'Pas këtij informacioni ne i jemi drejtuar me shkresë zyrtare deri tek Ministria e Jashtme dhe ajo këtë e ka përcjellur deri tek të gjitha Përfaqësitë Konsullore të Maqedonisë me të cilën ne u themi se një person i cili mund të dorëzojë më tepër fletë-paraqitje në DKP-të e Maqedonisë me qëllim se ata vetëm i pranojnë dhe i përcjellin drejtë për drejtë nga MPJ-ja për në KSHZ dhe ne jemi kompetent për të vendosur se a plotësojnë ose jo ata mërgimtarë kushtet për të votuar dhe rikujtojë se ambasadat bëjnë vetëm një punë teknike.', deklaroi Subhi Jakupi -- nënkryetar i KSHZ-së
Jakupi tha se nuk dëshiron të paragjykojë, por nëse MPJ-ja informon ambasadat ndryshe nga ajo që ka parashikuar KSHZ-ja, do të duhet të mbajë përgjegjësi.Valmir Kuçi