Në vendin tonë 60 mijë persona përdorin rregullisht drogë, por spitalet mund t'u japin shërbim vetëm 10% të tyre që kanë nevojë për mjekim. Për ekspertët e toksikologjisë shqetësim mbeten përdoruesit intravenoz, të cilët janë të infektuar edhe me hepatite, por edhe virusin HIV. Në këtë situatë ata kërkojnë reformim urgjent të sistemit të kujdesit për këtë kategori.