A1 Report - Borxhet e Shtetit, ja lista me 20 subjektet qe i detyrohet me shume

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE- Publikohet lista e 20 kompanive më të mëdha kreditore ndaj shtetit për punime të kryera në sektorin e infrastrukturës, si edhe për kryerjen e shërbimeve. Vetëm këtyre kompanive së bashku, shteti u detyrohet rreth 80 milionë euro. Numri i kontratave, për të cilat pritet shlyerja e detyrimeve, për të gjitha këto subjekte, arrin në 339. Qeveria e majtë ka filluar shlyerjen e detyrimeve ndaj sipërmarrjeve private në fillim të këtij muaj. Sipas burimeve të Financave, deri tani janë shlyer detyrime që kapin vlerën e 19.2 milionë eurove. Pjesa më e madhe e këtyre faturave të shlyera, rreth 80% e tyre, kanë qenë rimbursime të TVSH-së.

Faturat
Pjesa dërrmuese e detyrimeve i përkasin sektorit të infrastrukturës, rreth 98% të faturave. Kompania, ndaj të cilës shteti i detyrohet shumën më të madhe, rreth 10.3 milionë euro, është "Alb-Star". Numri i kontratave për t'u shlyer të kësaj kompanie është 12. "Alb-Star", nënkontraktore e firmës greke "Aktor", ka ndërmarrë punime në aksin Tiranë-Elbasan. Kompania e dytë me shumën më të madhe që i detyrohet shteti është "Victoria Invest Internacional", me 10 milionë euro. Kjo kompani ka kryer punime në aksin Kuçovë-Cërrik dhe rrugën që lidh Librazhdin me Pogradecin.

Shlyerja
Në total detyrimet e prapambetura, që shteti ka ndaj sipërmarrjeve private për punë publike dhe shërbime të kryera, arrijnë në vlerën e 24.6 miliardë lekëve (rreth 187.7 milionë euro). Faturat për punë publike kapin shifrën 840, ndërsa ato për rimbursim të TVSH-së arrijnë në 290. Për këtë vit pritet që të kryehen rimbursimet për 247 subjekteve. Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Financave, disa prej faturave datojnë që nga viti 2007.




Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Share This Video


Download

  
Report form