Borxhet, lista tjetër e shtetit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Lista e borxheve qe shteti u ka kompanive,qe nuk kane prerë faturë tatimore përbehet nga 11 te tilla dhe kap shifrën e 24 milionë dollarëve, shumë qe e mbledhur me detyrimet që qeveria u ka kompanive të cilat kanë përfunduar procesin e rregullimit të rrugëve dhe kanë paguar edhe taksat pranë zyrës së tatimeve shkon plot 139 milionë dollarë.
Shifra më e lartë në këtë listën pa fature tatimesh është 7 milion dollarë dhe i përket një kompanie, qe ka shtruar dhe asfaltuar disa akse të rëndësishme siç është rruga Milot-Fushëkrujë dhe asfaltimi i pjesës së Qafëthanës deri në Pogradec. Më pas lista pasohet me shuma 6 milion dollarësh, për një kompani tjetër, qe ka shtruar pjesën më të madhe të superstradës së Lushnjës, si dhe një pjesë të rrugës së arbrit. Në vijim janë edhe një sërë firmash të tjera për të cilat shteti ka borxhe në vlera të konsiderueshme. Gjithsej që nga viti 2009 e deri tani kompanitë e ndërtimit shqiptare kanë punuar në 88 segmente të ndryshme dhe kanë përfunduar 57 rrugë, por kanë arritur të marrin më pak se 10% të vlerës, për të cilat ato kanë kryer shërbimin. Kompani të huaja të cilat kanë marrë nisma për shtrimin e rrugëve në vendin tonë janë "Bechtel Enca" për ndërtimin e rrugës së kombit dhe "Aktor" për Tiranë-Elbasan. Por te gjitha firmat e huaja rezultojnë te likuiduara. Ne sallën e parlamentit ministri Olldashi e mohoi ekzistencën e borxhit te qeverise ndaj kompanive private. Por një dite me pare vete përfaqësues te këtij biznesi kërkuan si pjese e zgjidhjes se problemit, fonde për shlyerje te borxhit me pjese çdo vit. Çështja e borxhit te qeverise ndaj kompanive te angazhuara ne realizimin e veprave publike, është një faktor shume i rëndësishëm ne ekonominë e vendit.

List of state debt that has companies, who have not cut the tax bill consists of 11 such and amounts of 24 million dollars, the amount collected to the obligations that the government told the companies that have completed the process of adjusting to the streets and have also pay taxes at the tax office goes full $ 139 million.
The highest figure in this list without tax invoice is 7 million dollars and the one company that has paved and unpaved some important segments such as road and pavement Milot-Fushëkrujë of part Qafëthanës to Pogradec. Then the list followed by the amount 6 million dollars to another company that has raised most of Lushnje highway, and a part of Arber road. Following are a number of other firms for which the state has considerable value debts. Total since 2009 until now the Albanian construction companies have worked in 88 different segments and have completed 57 road, but managed to take less than 10% of the value, for which they have performed the service. Foreign companies which have taken initiatives to pave roads in our country are "Bechtel sistance" to the path of nation building and "Actor" for Tirana-Elbasan. But all foreign firms resulting in liquidated. In parliament Olldashi Minister denied the existence of governmen...

Share This Video


Download

  
Report form