A1 Report - Fier,punëtorët e 'ARMO' sërish protesta për pagat e prapambetura

Report TV 2015-08-22

Views 1

FIER - Mosmarrja e rrogave të prapambetura prej të tre muajsh ka bërë që punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh, që i përket kompanisë 'ARMO' të ngrihen sërish në protesta.

Takimi që këta punonjës kanë zhvilluar me administratorin e 'ARMOS' lidhur me pagat e prapambetura nuk ka dhënë rezultat e pritura dhe duke u nisur nga kjo, punonjësit u tubuan para hyrjes së rafinerisë.

"Kemi kërkuar një peticion që të vijë administratori edhe në uzinën Ballsh edhe këtu. Kemi kërkuar një takim me deputetëve të qarkut, dhe kemi dërguar peticion ministrit të energjitikës." shprehet një punëtor.

Ndërkohë protestës iu bashkangjitën edhe disa punonjës të sektorit të zjarrfikseve në këtë fabrikë, të cilët pretendojnë se janë pushuar padrejtësisht nga puna.

"Kemi paga të prapambetura prej një viti, që në shkurt-mars 2013." Është shprehur një tjetër punëtor.

Tubuesit i kanë bërë apel instancave përkatëse të marrin masa për zgjidhjen e problemeve të tyre, pasi në të kundërt protestat do të përshkallëzohen.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS