FIER - Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier dhe Ballsh kanë protestuar paraditen e sotme para kompanisë ARMO, pasi prej 3 muajsh e gjysëm nuk kanë marrë pagat. Për rreth një orë ata kanë bllokuar hyrjen kryesore të rafinerisë , duke mos lejuar hyrjen dhe daljen e autobotëve të naftës.
Punëtorët shprehen se drejtuesit e rafinerisë do të mbyllë përkohësisht uzinën, cka do të sjellë edhe falimentimin e saj dhe largimin e punonjësve nga puna.
"Kanë deklaruar se do të nxjerrin ndërmarrjen në konservim. Kemi 3 paga e gjysëm nga viti i kaluar të pamarra. Na kanë mbajtur me shpresa. Lekët e prapambetura për të cilat ne kemi punuar nuk kanë ndërmend të na i japin." shprehen punëtorët.
Punonjësit thonë se një tjetër problem shqetësues është edhe mungesa e punonjësëve të zjarrëfikeses.
Kjo është protesta e dytë brenda muajit, e cila sipas punëtorëve të rafinerisë do ta vazhdojë deri në zgjidhje të kërkesave të tyre.