TIRANË - 5 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ka konfirmuar edhe një herë "ftohjen" e marrëdhënieve mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në ceremoninë e 5-vjetorit të anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, u vu re mungesa e kreut të shtetit. Zyrtarisht për A1Report Presidenca ka sqaruar nëpërmjet zëdhënëses Brikena Arapaj, se shkak për mungesën e Nishanit në ceremoni është bërë ftesa e dërguar pa protokoll dhe pa axhendë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, duke e konsideruar më tej këtë veprim si fyerje ndaj Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Por nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kreut të shtetit Bujar Nishani, i është dërguar ftesa e protokolluar në datë 27 të këtij muaji në orën 14.00, ndërsa është rikujtuar poashtu edhe nëpërmjet një telefonate për aktivitetin gjatë ditëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nga ana e institucionit të Presidencës nuk është shfaqur asnjë interes për axhendën. Po sipas burimeve nga ky dikaster, asnjë përfaqëesues i Presidencës nuk ka marrë në 5 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut të Veriut.
Më 1 prill 2009 Shqipëria, së bashku me Kroacinë, u bënë vendet e 27-të dhe 28-të të organizatës më të fuqishme ushtarake në botë. Anëtarësimi i Shqipërisë u konsiderua shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan, ndërsa shënoi dhe një arritje historike në përpjekjet e vendit për liri dhe siguri. Nga burime të A1 Report mësohet se Presidenti Bujar Nishani për 5 vjetorin e e antarsimit në Nato do të zhvillojë ditën e martë një aktivitet ne pallatin e Brigadave.
RAMA: TE GATSHEM TE PAGUAJME CMIMIN E LIRISE
Gjatë ceremonisë kryeministri Edi Rama ndau bindjen e përbashkët, sikurse presidenti amerikan Barack Obama me shprehjen "Freedom is not free", se liria nuk mund të sigurohet falas duke sjellë si shembull rastin e dëshmorit Feti Vogli.
"Lirinë askush, asnjë individ, asnjë komunitet dhe pa dyshim edhe një aleancë e madhe si kjo nuk mund ta ketë falas. Ky 5 vjetori anëtarësimit në NATO na kujton se e kemi bashkuar të ardhmen me popuj të lirë e të mëdhenj, që çmimin e lirisë e kanë paguar dhe e paguajnë si çmimin e mirëqënies sot dhe për gjenerata që vijnë. Pjesëmarrja jonë në këtë organizatë e bën çmimin më të lehtë. Megjithatë liria nuk mund të jetë falas. Dhe në këtë përvjetor, gjaku i dëshmorit Kapiten Feti Voglit, dhe shumë djem e vajza, në gjirin e forcave aleate, janë dëshmia më kuptimplotë e çmimit të lirisë por janë dhe prova e forcës së besëlidhjes sonë euroatlantike" - u shpreh Rama.
RAMA: SIGURIA, MOTOJA JONE DREJT RRUGES SE RILINDJES
Shefi i ekzekutivit ka siguruar poshtu se transformimi rrënjësor i sigurisë kombëtare dhe reforma e thellë në institucionet e sigurisë mbeten prioritet i qeverisë shqiptare. Ai tha mes të tjerave se qeveria po punon për hartimin e dokumentit të sigurisë.
"Qeveria e Shqipërisë,...