A1 Report - Produktet shqiptare,Panariti:Shpejt do te kene vule cilesie, e meritojne

Report TV 2015-08-22

Views 5

TIRANE - Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti gjatë një vizite sot në një supermarket në qendër të Tiranës, u shpreh se Ministria e Bujqësisë ka nisur një politikë krejtësisht të re përsa i përket sigurisë ushqimore, që synon një kontroll të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit sipas një sistemi vertikal, nga 'ferma në tavolinë'.

Në fjalën e tij ministri Panariti tha se së shpejti do të jetë vula e cilësisë për prodhimet shqiptare, e cila do të jepet nga Ministria e Bujqësisë, që do të kurorëzojë prodhimet vendase dhe do i rendisë ato sipas cilësisë së cdo produkti.

"Në do t'u japim markave dhe brand-eve shqiptare vendin që ato meritojnë. Jam i bindur që këto prodhime që ne do certifikojmë do pëlqehen nga konsumatori shqiptar sepse konkurojnë denjësisht me cilësi, siguri dhe parametrat ushqimore në raport me prodhimet e importit. Ne do i inkurajojmë që të jenë prezente fillimisht në supermarket, por këtë nismë do ta shtrijmë dhe në tregje të hapura në bashkëpunim me bashkitë dhe minibashkitë në Tiranë dhe në gjithë rrethet e vendit." tha Panariti.

Produktet e para për të cilat do jepet vula e cilësisë, pas një kontrolli të imtesishëm të origjinës së produktit dhe mënyrës e standardeve të prodhimit, do të jenë vera dhe mjalti shqiptar. Për vajin e ullirit, Ministri tha se së shpejti do nisin analizat dhe do sigurohemi që vaji i ullirit që tregtohet të jetë 100 % vaj ulliri i prodhuar nga ullinjtë tanë.

"Ne do merremi me analizat e vajit dhe nuk duhet të lejojmë falsifikatorë të këtij prodhimi. Ulliri kalinjot, ulliri i Beratit, dhe ulliri i bardhë i Tiranës, kanë antioksidantë, lëndë antikancerogjene dhe me cilësi janë të pakonkurueshme nga mallrat e importit" tha Panariti.

Ai shtoi se "përpjekjet tona janë në faze fillestare, por ne nuk do ndalemi deri sa të instalojmë përfundimisht në tregjet shqiptare parametrat e cilësisë dhe origjinës së kontrolluar të ushqimit."

Vizita e ministrit Panariti në supermarket vjen në kuadër të nismës "Prodho shqip, tregto shqip, bli shqip" për të nxitur blerjen dhe konsumimin e produkteve shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form