A1 Report - Haxhinasto ne aksin Milot-Lezhe: Ky, standarti qe do te adoptojme

Report TV 2015-08-22

Views 1

LEZHE - Siguria, cilësia dhe standarti i aplikuar në rikonstruksionin e segmentit rrugor Milot-Lezhë është një përçasje e re që do adaptohet për të gjitha akset rrugore të vendit tonë. Kjo deklaratë është bërë nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit që i bëri perfundimit të investimit në këtë segment rrugor. Sipas tij përmirësimi i sinjalistikës si për zonat me aktivitete të lartë ekonomik ashtu edhe për zonat turistike mbetët një tjetër objektiv i qeverisë Shqiptare.

"Kjo është një përqasje e re që do adoptojmë për rrugët tona për t'i bërë ato më të sigurta për qytetarët dhe për përdoruesit e rrugës. Është evidente që është investuar në mënyrë ë konsiderueshme për sinjalistikën e kësaj rruge." tha ministri Haxhinasto

Ministri Haxhinasto ka bërë të ditur se do të rriten edhe sanksionet për individët qe dëmtojnë sinjalistikën, ndërsa ka apeluar që çdo qytetar ta mbrojë atë.

"Sigurisht që ne do marrim masat tona, sigurisht që masat edhe penale do të forcohen, por besoj se e rëndësishme është që çdo qytetar të ketë si detyrë qytetare ta ruajë sinjalistikën sepse sinjalistika e duhur shpëton jetë." u shpreh Haxhinasto

Aksi rrugor Milot-Lezhë ëshë kthyer në një segment me standarte të larta, pas investimit që bëri Qeveria Shqipare në riveshjen, dhe sinjalistiken në këtë aks rrugor, ndërsa investimi kapi vleren e 4 milIon euro.

Share This Video


Download

  
Report form