A1 Report - Shkoder, braktiset stacioni hekurudhor i Bajzes, s'ka investime

Report TV 2015-08-22

Views 1

SHKODER- Stacioni i vetëm hekurudhor ndërkombëtar në vend është i amortizuar plotësisht. Ndërtesa të shkatërruara, të kthyera në gërmadha, magazina që vetëm si të tilla nuk ngjajnë, janë pamjet që të ofron stacioni i vetëm hekurudhor ndërkombëtar i Bajzës në Shkodër. Përballë kësaj situate drejtuesit e këtij stacioni shpresojnë në investimet e qeverisë.

E vetmja zgjidhje që mund të përmirësojë këtë situatë sipas drejtuesve të këtij stacioni është kthimi i këtij stacioni në drejtori rajonale.

Nga viti 1985 Shqipëria lidhet me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar nëpërmjet linjës Shkodër-Hani i Hotit-Podgoricë të Malit të Zi. Megjithatë që pas viteve 1990 këtë stacion e kanë shoqëruar vetëm problemet.

Share This Video


Download

  
Report form