TIRANË - Zbardhen fotot e Ilia Karelit alias Kudret Kume, në qelinë ku edhe u vra nga gardianët e burgut të Nigritas në Greqi. Gazeta tovima.gr e emërton burgun e Nigritas si "Abu Graib", (burgu ku torturoheshin të arrestuarit e Al Kaedës).
Për herë të parë, ditën e sotme janë shfaqur imazhe të Karelit i cili shoqërohej nga gardianët e burgut dhe do të dërgohej në qelinë e vdekjes.
Këto foto janë shkëputur nga videoja me qark të brendshëm e burgut në datën 27 mars 2014 dhe që është administruar nga ana e prokurorisë së Serresit.
Në këto foto duket edhe drejtori i burgut të Nigritas, i cili është në mesin e gardianëve që shoqërojnë Karelin përpara se ai të dhunohej për vdekje nga 15 prej tyre.
Siç tregohet në foto, 42-vjeçari shqiptar ka mbërritur në burg në orën 15:45 minuta të datës 27 mars 2014. Në foto ai duket gjysëm lakuriq dhe në gjendje të keqe shëndetësore.
Ai duket se nuk qëndron në këmbë si pasojë e dhunës që ishte ushtruar ndaj tij dhe në njërin sy duket hematoma e shkaktuar si pasojë e goditjeve të bëra ndaj tij.
Këto pamje kanë bërë që prokuroria të zbulojë edhe gardianët përgjegjës për dhunën makabre të ushtruar nga Ilia Karelit duke i sjellë edhe vdekjen.