A1 report - Momentet e fundit te Karelit, ja video e torturave në burgun grek

Report TV 2015-08-22

Views 10

TIRANE - Për herë të parë publikohen pamjet shokuese të filmuara nga kamerat e sigurisë në burgun Nigritas, në qelinë e të cilit i dënuari shqiptar Ilia Kareli ndërroi jetë si pasojë e torturave nga gardianët e burgut, në prani edhe të drejtorit. Pamjet sjellin momentin nga mbërritja e Karelit në burg, duke fiksuar edhe dy orët e gjysme të tmerrit të torturave në dhomën "frigorifer" të burgut, si dhe vendosjen në qelinë ku ndërroi jetë.

Video e publikuar nga Kathimerini.gr shfaq momentin e mbërritjes së 42-vjeçarit në burgun e Nigritas, pas trasnferimit nga burgu Malandrinos, ku Kareli, me emrin e vërtetë Kudret Kume, vrau një gardian.
Nga këto pamje del në pah se dhuna vdekjeprurëse ndaj Karelit ka nisur që në burgun Malandrinos. Kjo pasi, në videon e publikuar menjëherë pas mbërritjes së Karelit në burgun Nigritas, 42-vjeçari është fotografuar nga një gardian, ku është fiksuar syri i nxirë dhe trupi i mavijosur. Mavijosjet dhe të nxirrat në trupin e Karelit janë shenja të një dhune të qartë, madje edhe djegiet në duart që janë deklaruar se janë kryer me elektroshok. Por torturat kanë vijuar edhe në këtë burg.
Ajo çka bie në sy nga pamjet e kamerave të sigurisë, është fakti që transferimi i Karelit dhe procedurat e kryera ndaj tij janë bërë në prani të njerëzve të shumtë, si civil edhe gardian. Në video duket edhe drejtori i burgut të Nigritas, i cili është në mesin e gardianëve që shoqërojnë Karelin përpara se ai të dhunohej për vdekje nga 15 prej tyre. Madje vetë drejtorit i burgut i bën me shenjë gardianëve për ta futur fillimisht Karelin në dhomën e torturave. Më tutje dalin disa oficerë trupë medhenj, të cilët futen në dhomën ku indikonte drejtori.

Share This Video


Download

  
Report form