TIRANE - Ministria e Mbrojtjes ka reaguar përmes një letre dërguar Prokurorisë pas akuzave të bëra dje nga ish ministri Arben Imami.
Në letrën e Ministrisë kërkohet zbardhja e akuzave të Imamit në Kuvend ndaj Forcave të Armatosura. Ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami akuzoi dje në Kuvend se infrastruktura e ushtrisë sipas tij është nën shërbimin e trafikut të drogës.
Kjo deklaratë e Imamit erdhi pas propozimit të Ministres Kodheli e cila deklaroi dje se gjendja e Forcave të Armatosura është katastrofike ndërsa kërkoi miratimin e një ligji të ri për përmirësimin e kësaj situate por pa prekur asnjë kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Ndërkohë që replikat për këtë ligj nga ish Ministri Imami, i cili akuzoi se procedurat që parashikon ky ligj, cënojnë kompetencat e kreut të shtetit.