ITALI - Një gjykatë në Milano të Italisë ka lejuar Silvio Berluskonin të kryejë dënimin me 1 vit punë në shërbim të komunitetit. Ish-kryeministri italian u dënua vitin e kaluar për evazion fiskal lidhur me kompaninë e tij Mediaset, me 4 vite burg, 3 prej të cilave iu falën prej moshës së tij të madhe.
Lideri i Forza Italia do të ndihmojë të moshuarit një ditë në javë në një azil në Milano. Në vendimin e gjykatës shkruhet se Berluskoni nuk mund të largohet nga Lombardia, por është i autorizuar të udhëtojë drejt Romës nga dita e martë deri të enjten.
77 vjeçari gjithashtu është shpallur fajtor gjatë muajit qershor të vitit të kaluar për kryerje marëdhënjesh seksuale me një minorene në këmbim të parave si dhe për abuzim me pushtetin. Ai u përjashtua nga senati italian dhe u pezullua 2 vite nga mbajtja e posteve publike.