A1 Report - Abuzime me lejet e ndertimit dhe tenderat, nen akuze 6 zyrtare

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori tre ish-drejtues të komunës Udenisht në Pogradec dhe tre zyrtarë të komunës Remas, Lushnjë. Me anë të një njoftimi për median, tre ish-drejtuesit e komunës Udenisht (ish-kryetarët e Komunës dhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës) kanë dhënë leje ndërtimore në prona shtetërore si dhe në bregun liqenor, zonë turistike.

Ata kanë zbardhur vendime në emër të KRRT dhe të Këshillit të komunës, pa i diskutuar në mbledhjet dhe pa i shënuar në protokollet përkatëse, si dhe kanë dhënë me qira një sipërfaqe toke prej 21,330 m2, në kundërshtim me ligjin dhe pa zhvilluar procedurat ligjore.

Ndërkaq, tre zyrtarët e komunës Remas kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në prokurimet publike të Komunës, të cilat i kanë sjellë një dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit në vlerën 14,8 milionë lekë(mbi 100 mijë euro).

KONTROLLET E KLSH DHE SHKELJET E GJETURA

Auditimi në Komunën Udenisht
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 225/4, datë 16.12.2013, ka audituar komunën Udenisht, Pogradec, për periudhën Janar 2011- Shtator 2013.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ish-Kryetarin e komunës N.D., ish Kryetarin e Këshillit të Komunës, H.H. dhe ish-Përgjegjësin e Zyrës së Urbanistikës së këtij institucioni, A.SH, për konsumim të elementëve të veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", neni 248 i Kodit Penal.

Më konkretisht, për ish-Kryetarin e Komunës Udenisht, N.D., shkeljet janë:
- Në 2 raste, ka dhënë leje ndërtimore në prona shtetërore si dhe në bregun liqenor, në kundërshtim me nenin 40 dhe 41 të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 "Për Urbanistikën", si dhe në kundërshtim me VKM nr. 722, datë 19.11.1998 "Për miratimin e rregullores së urbanistikës";
- Në 2 raste, ka dhënë leje sheshi dhe leje ndërtimi në zonë turistike, në kundërshtim me vendimin e KRRTRSH-së "Për miratimin e Masterplanit të Zonës Turistike Lin-Tushemisht", i cili përcakton vijën mbrojtëse përgjatë bregut të liqenit;
- Në 7 raste, ka kryer zbardhjen e vendimeve të Këshillit të Komunës, duke vendosur nënshkrimin e tij për emrin e Kryetarit të Këshillit të Komunës, veprim në kundërshtim flagrant me të drejtat e tij si Kryetar dhe në tejkalim të kompetencave, duke marrë atribute të cilat ligji ia njeh posaçërisht vetëm Kryetarit të Këshillit të Komunës.
- Ka nënshkruar kontratë për dhënie me qira të tokës bujqësore të pandarë në sipërfaqe 10,000 m2 dhe 800 m2, në bregliqen Udenisht, pa kryer asnjë procedurë ligjore dhe pa marrë vendim në Këshillin e Komunës;
- Ka nënshkruar kontratë qiraje për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, me sipërfaqe prej 10,730 m2, për parkim makinash, ndërsa vendimi i Këshillit të komunës shprehet për një sipërfaqe prej 2,000 m2, etj.

...

Share This Video


Download

  
Report form