TIRANE- Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij i ALUIZ-it kryesuar nga Artan Lame kanë ndarë sot në qytetin e Korçës, dhjetra çertifikata pronësie për banesa të sapolegalizuara. I shoqëruar edhe nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi, ish-Kryebashkiak i Korçës, Rama ka sqaruar me një gjuhë të thjeshtë, larg termave financiarë apo juridikë, sesi po bëhet legalizimi i banesave dhe po u jepet pronësia në hipotekë nga kjo Qeveri, qytetarëve në gjithë vendin.
Kryeministri sqaroi dy momentet bazë: Kur shtëpia është ndërtuar në tokën e familjes, pronësia jepet automatikisht dhe pas asnjë pagesë ndërsa në rastin kur ajo është ngritur në tokë të shtetit, dokumenti i pronësisë po ashtu do të jepet menjëherë por kundrejt një shume simbolike, larg vlerës së vërtetë të tokës së zënë.
"Ne do t'i japim lejet e legalizimit falas për të gjtihë, pa asnjë vonesë, me përjashtim të kohës që duhet për dokumentacionin dhe nuk do jenë më familjet që do shkojnë tek ALUIZNI, por e kundërta,"- deklaroi Kryeministri. - "Nëse gjithë dokumentacioni që deri dje kushtonte "një djall e gjysëm", ai sot plotësohet falas dhe nuk do merret asnjë qindarkë nga qytetari në momentin që ai dorëzohet. Kush ka ndërtuar në tokën e tij, kuptohet që s'ka asnjë detyrim dhe do marrë menjëherë në dorë dokumentin e pronësisë."
Për atë që ka ndërtuar në tokën e shtetit, sqaroj se ai duhet të kontribuojë me një shumë simbolike, me qëllim që me atë fond të shlyhen ish-pronarët dhe ai vetë të mos ketë asnjë konfilkt me ta, që nesër askush të mos u trokasë në derë. Me kontributin për tokën, që është fare simbolik krahasuar me çmimin real të tokës, ky konflikt me ish-pronarin të mos jetë më një rrezik real dhe familja t'i thotë kujtdo "se e kam mbyllur këtë çështje me shtetin."
E fundit, që përbën ndryshimin e madh, nëse familja i ka paratë për t'i dhënë menjëherë kur duhet të japë kontributin për tokën që nuk është e vetja, asaj i bëhet një ulje prej 20% nga çmimi, që është në fakt shumë më i ulët në të vërtetë dhe 50% të tjera mund t'i paguajë me letra me vlerë.
Në rast se nuk paguan menjëherë, por një vit më vonë, nuk përfiton nga ulja 20% e çmimit, por nga ulja që vjen nga përdorimi i letrave me vlerë.
Nëse nuk paguan dot, sigurisht që nuk përfiton më ulje, por pak nga pak kur të ketë mundësi. Pra, si ai që do paguajë, si ai që jo, dokumentin e pronësisë do ta marrë menjëhërë dhe shtëpia do regjistrohet në Hipotekë me një "barrë" hipotekore rreth 4 milionë lekë, sa është mesatarja e këtyre rasteve, por e theksoj, shtëpia kthehet në një pronë dhe si çdo pronë me barrë hipotekore, mund të përdoret për transaksione.
Në fund, kreu i Qeverisë theksoi se "ne këtu mbyllim procesin dhe hapim sfidën e urbanizimit të të gjithë këtyre zonave. Nëse gjithë këto vite u legalizuan vetëm 5%, por realisht vetëm 1% me hipotekë, ne do të bëjmë që e kundërta të ndodhë dhe në fund të katër viteve shifrat të jenë të përmbysura dhe pjesa dërrmuese të jetë de fakto, pronare legjitime e asaj shtëpie dhe atij trualli, ...