A1 Report - Fqinjet e katit shembin shkallen ngujohet familja ne ish-Bllok

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut të Tiranë. Një familje nuk ka mundësi të ngjitet në banesë pasi INUK shembi shkallët e jashtme të pallatit si të paligjshme, ndërsa fqinjët e katit të poshtëm kanë shembur shkallët e hyrjes për ta përshtatur në ambjent ndërtimi.

Familja ka mbetur e ngujuar në apartamentin e saj, pasi fqinjët e katit të dytë, dhe që është bashkëshortja e ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Pajtim Hoxha e kanë blerë kanë shembur shkallët për ta përshtatur në dhomë banimi.

Banorët kanë përdorur një shkallë të jashtme të godinës, por me shembjen e të saj nga INUK në 10 prill nuk kanë më se mese të ngjiten në banesë.

Kjo mesditë duhej të ishte zgjidhja e tyre, pasi gjykata ka vendosur sigurimin e padisë për familje e Tatjana Milos, dhe hapjen e hyrjes që të ngjiten në banesë. Por shërbimi përmbarimor shtetëror nuk e ka zbatuar këtë vendim. Madje nuk ka asnjë përgjigje se përse nuk ndërhyri.

Share This Video


Download

  
Report form