TIRANË - Mëngjesi i kësaj të mërkure ka nisur ndryshe për kryeministrin Edi Rama, i cili ka zgjedhur të bëjë një ?kontroll? në biznese për të parë se sa respektohet dhënia e kuponëve tatimorë. I shoqëruar nga Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dhe këshilltari për mediat Endri Fuga, kreu i qeverisë ka konsumuar një kafë në një nga loklaet e zonës s ëish-bllokut në kryeqytet.
Shefi i mazhorancës dha një prononcim për mediat teksa la lokalin ku dha se e kishte marrë kuponin tatimor.
Një ditë më parë u lançua operacionini gjerë kundër informalitetit, i cili pritet të nisë javën tjetër, kjo për t?i lënë kohë bizneseve të regjistrohen në QKR.
Zoti Rama e morët kuponin tatimor?
Po, e mora.
Dua shumë thjesht të shpjegoj që e gjithë përpjekja për ta përshkruar këtë operacion historik si një operacion kundër të vegjëlve është një përpjekje sa injorante, aq edhe hileqar, ose të dyja bashkë. Sepse, në fakt, duke marrë kuponin tatimor ne mbyllim shtegun për evazionin e të mëdhenjve.
Faktikisht, nëse në Shqipëri sot, po marrim një mesatare shumë të thjeshtë, pihen 1 milionë kafe dhe shishe uji në ditë dhe marrim një çmim shumë mesatar, me ulje, një mijë lekë (të vjetra), e dini sesa është shumë që shkon në drejtim të paditur në vend se të shkojë në arkën e shtetit, për t?ju kthyer individit si qytetar në formën e investimeve dhe të shërbimeve? Është 61milionë dollarë vetëm nga kjo. Ku shkojnë këto 61 milionë dollarë? Këto shkojnë në drejtim të paditur dhe janë evazioni i madh, nuk janë thjesht e vetëm evazioni i vogël i kafes. Nga ana tjetër, edhe vetë të vegjlit kanë një interes në këtë rast që ta japin kuponin, sepse ulin barrën në të cilën përfshihen praktikisht bashkë me qytetarin për shkak të të mëdhenjve.
Mirëpo duke ardhur tek pika fundore, ne praktikisht bllokojmë prurjet që vijnë nga burimet e mëdha të evazionit që janë kompanitë e mëdha, që janë furnizuesit e mëdhenj, që janë ata që tregtojnë me shumicë mallrat e vlerës, apo mallrat e konsumit të përgjithshëm.
Është shumë e thjeshtë dhe për këtë arsye marrja e kuponit tatimor është sot një detyrim patriotik për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë, që financat tona publike të fuqizohen ashtu siç nuk e imagjinojmë dot sot dhe pastaj ne të keni mundësi që të bëjmë shumë më tepër investime, për shkolla, kopshte, çerdhe, infrastrukturë dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha kemi mundësi të ulim taksat dhe të rrisim rrogat për të gjithë.
-Kryeministër kemi parë radhë të gjata në zyrat e QKR në të gjithë Shqipërinë. A nuk do të ishte më mirë të shtyhej afati i orarit të punës për t?i shërbyer biznesit?
QKR shërben me orë të zgjatura, por do të kishte qenë më mirë që të regjistroheshin kohë më parë. Sepse, nëse këtu kemi një lokal që shërben me kupon tatimor, familja që ka investuar për të ndërtuar këtë biznes të vogël bashkë me ata që janë të punësuar në këtë biznes të vogël, e në mos qoftë biznes i vogël edhe biznes i madh, nuk i ka borxh askujt që ngjitur me të të jetë...