Zemra e Karelit, prokurorët dhe eksperti mjeko-ligjor në Greqi për ta tërhequr

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Pas ekspertizës greke, zemra e Ilia Karelit do ti nështrohet ekspertizës mjeko-ligjore shqiptare, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit të torturuar në burgjet greke.
Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme bënë me dije se Prokurori i Fierit, Artian Beja i cili po merret me çëshjen Kareli në Greqi sëbashku me një Prokuror nga Tirana dhe një ekspert të mjekësisë ligjore kanë udhëtuar sot drejt Athinës, për të tërhequr prej andej zemrën e Karelit, shqiptarit që u kaqtrajtua për vdekje në burgun e Nigritas në Greqi.
Prokurorët shqiptarë në Greqi do marrin një kopje të dosjes hetimore nga shteti grek dhe zemrën e të ndjerit.Kërkesa për tërheqjen e zemrës së 42 vjeçarit, Ilia Kareli u bë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas analizave në Shqipëri zemra do t'iu dorëzohet familjarëve të Karelit. Prokurorët shqiptarë në Greqi do marrin një kopje të dosjes hetimore nga shteti grek dhe zemrën e të ndjerit
Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore greke, të publikuara vetëm disa ditë më parë, nxorën se Kareli vuante nga një sëmundje e hershme në zemër, e cila ndikoi në vdekjen e tij nga dhuna.
Ilia Kareli ndërroi jetë në burgun e Nigritës si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët, duke bërë kështu vetëgjyqësi për kolegun e tyre, të cilin shqiptari e vrau në burgun e Malandrinos.

Share This Video


Download

  
Report form