FIER- Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike pranë bashkisë Fier njeh ulje. Ky fakt është konfirmuar nga drejtori i shërbimeve sociale pranë bashkisë, Agron Margilaj.
Sipas tij në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka 130 familje më pak që trajtohen me përkrahje sociale, ndërsa argumenton edhe arsyet e këtij fenomeni.
Margilaj thotë se, aktualisht nga skema e ndihmës ekonomike përfitojnë 640 familje nga 770 që përfitonin një vit më parë.
Një tjetër shkak që ka ndikuar në uljen e numrit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike është edhe evidentimi i abuzimeve dhe marrja e masave ndëshkuese.