FIER- Të rinjtë fierakë kanë ndërmarrë një aksion masiv për pastrimin e vijës bregdetare të Semanit nga mbetjet urbane.
Ky aksion u ndërmor në prag të ardhjes së sezonit turistik si një apel për të tërhequr sa më shumë turistë në këtë zonë.
Kjo nisëm është shumë domethënëse për kreun e komunës Topojë, Arben Voja, i cili thekson se ndotja shkaktohet nga mbetjet që sjellin dy degët e lumit Seman.
Në aksionin për pastrimin e vijës bregdetare morën pjesë më shumë se 300 të rinj.