Ora News - Ushtria “luftë” mbetjeve, aksion për pastrimin e territorit para sezonit turistik

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ushtria është hedhur në aksion për pastrimin e territorit nga mbetjet në prag të sezonit turistik.

Lumi i Gjolës në Fushë Krujë është një prej njollave të zeza, çështje e trajtuar shpesh herë në kronikat e Ora News, ku mbetjet janë aq të shumta sa ushtrisë iu desh përdorimi i mjeteve të rënda.

Tonelata mbetje janë grumbulluar në ditën e parë të aksionit, të cilat më pas depozitohen në vendgrumbullimin e zonës pranë fshatit Halil.

Në qarkun e Dibrës, pastrimi nisi me rrugën Skuraj ? Ulëz, një aks piktoresk, ku mbeturinat e hedhura nga bizneset e kalimtarët ia kishin zbehur bukurinë që i ka dhënë natyra zona.

Nënprefekti për Matin, i cili tha se aksioni do të shtrihet edhe në rrugë të tjera problematike

"Natyrisht në bazë të grafikut që shtë hartuar nga ana jonë edhe në pjesë të tjera të rrethit të Matit vazhdon pastrimi qoftë edhe në Bashkinë Klos."

Aksione të ngjashme janë ndërmarrë në të gjithë vendin
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ushtria-lufte-mbetjeve-aksion-pastrimin-e-territorit-para-sezonit-turistik

Share This Video


Download

  
Report form