Arsimi i lartë, Nikolla: Politika jashtë reformës, jo më diploma me lekë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Shitblerja e diplomave mbetet ende një plagë e hapur për Universitetet në vend. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ndërsa foli në konferencën e Reformimit të Arsimit të Lartë, tha se situata do të ndryshojë dhe nuk do të jepet asnjë diplomë e pamerituar.
Nga ana tjetër, Ministrja ritheksoi vendosmërinë e qeverisë, për të lënë politikën jashtë reformës së Arsimit të Lartë.

"Komisioni për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, ka vepruar e punuar në pavarësi të plotë, duke u vendosur si një interlokutor i vërtetë me të gjitha palët. Kjo ka qenë marrëdhënia dhe me ne, si MAS e si Qeveri, që kemi vepruar e dialoguar me Komisionin nëpërmjet raportimeve, duke garantuar akses në informacion, akses i domosdoshëm për vijimin e punës e duke mundësuar mbështetjen logjistike të nevojshme. Asnjë ndërhyrje nga ana jonë dhe e Qeverisë në punën dhe produktin e tyre! Ky Komision dhe puna e tij vendosën gjithashtu një standard të ri në politikbërje. Siç e ka bërë të qartë dhe Kryeministri Rama që në momentet e para, atë të vendosjes të një vije të qartë mes reformës së domosdoshme dhe aspak partizane, për të cilën ka nevojë sistemi, dhe llogoreve të partizanërisë politike. Reforma e arsimit të lartë është për ne pjesë e një procesi i cili do të lidhë dijen me tregun sepse është e qartë që pa bërë këtë lidhje, pazari i madh i shitblerjes së diplomave, që sot karakterizon arsimin e lartë, nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve, të rritjes së aftësive dhe të promovimit të vlerave" tha Ministrja Nikolla.

Reforma në Arsimin e lartë pritet të përmbyllet në dy faza. Faza e parë do të përfshijë periudhën kohore 2014-2017, si dhe faza e dytë 2017-2022 dhe për kryetarin e Komisonit të kësaj reforme, Arjan Gjoncaj, koha për realizimin e saj është mëse e mjaftueshme.

Share This Video


Download

  
Report form