A1 Report - Vrasja e Zenges per borxhin, ne burg 5 te arrestuarit per krimin

Report TV 2015-08-22

Views 27

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pesë personat e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Aurel Zerga, ngjarje e ndodhur të premten në 25 prill 2014. Mes tyre dhe Agron Goxhaj i cili sipas policisë ka mbetur i plagosur në shkëmbimine e zjarrit mes dy grupeve.

Goxhaj u paraqit para gjykatës me dorën e fashur, ndërsa për personin e vetëdorëzuar Edison Kajtazi i cili ka pranuar dhe autorsinë e vrasjes, gjykata do të shprehet nesër për masën e sigurisë.

Policia e Tiranës në bashkëpunim Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës dhe Forcat Speciale RENEA për ngjarjen arrestuan në Durrës, Agron Goxhaj, Artan Hasani, Enton Ibrahimin, Alket Halitaj, si dhe ndaloi shtetasin Andi Veshi për veprën penale të "Përkrahje të autorit të krimit".

Një ditë pas arrestimit të 5 shtetasve, u vetëdorëzua në polici dhe Edison Kajtazi i cili në dëshminë e tij ka pranuar autorsinë e vrasjes duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në zënkë e sipër mes tij dhe Zerkës dhe se ai nuk ka pasur qëllim ta vras por ishin takuar për të zgjidhur një mosmarveshje borxhi.

Masa e sigurisë arrest me burg u dha nga gjykatësi Julian Haxhiu, ndërsa në kërkesat e tij para gjykatës prokurori i cështjes Adriatik Cami kërkoi që të arrestuarit të qëndrojnë në burg pasi paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndërsa nesër pritet që të caktohet masa e sigurisë për Edison Kajtazin, pasi ky i fundit ka pranuar autorsinë e vrasjes së Zerkës ndërsa u vetëdorëzua 3 ditë pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form