A1 Report - Skandali në Puke, Gjykata e Tiranes le ne burg 6 te arrestuarit

Report TV 2015-08-21

Views 70

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 6 personave të përfshirë në skandalin e Gjykatës së Pukës duke lënë në burg ish-prokurorin, sekretaren, kancelaren, 2 avokatë dhe sekserin, i cili në këmbim të parave ndikonte tek funksionarët publikë.

Gjykatësja Marjana Dedi, pasi ka dëgjuar kërksën e prokurorit Ndini Tavani ka vlerësuar të ligjshëm masën e arrestit të dhënë në mungesë për të arrestuarit.

Për skandalin e Gjykatës së Pukës të denoncuar në "Fiks fare", u arrestuan Pëllumb Prençi ish-prokuror i rrethit Pukë, Meliha Kukaj, ish-kancelare, Liljana Shkjau, ish-sekretare e Gjykatës së Pukës, Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi me funksion avokat, si dhe Dëfrim Prençi.

Këta të fundit u arrestuan 2 ditë më parë nga njësia speciale e uniformave blu të kryeqytetit, ndërsa do të përballen me drejtësinë shqiptare pasi task forca e Prokurorisë së Tiranës i ka gjetur ata fajtorë duke abuzuar me detyrën dhe përfituar nga vepra korruptive.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur disa akuza, ndërsa mësohet se të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat para gjykatës.

E ndërsa për skandalin ka 6 persona të cilët ndodhen pas hekurave, ende nuk ka asnjë vendim se si do të veprohet me gjykatësin Shtjefën Lleshi, i cili një ditë më parë deklaroi se s'do të largohet nga Shqipëria, por është i gatshëm të përballet me çdo akuzë.

Share This Video


Download

  
Report form