A1 Report - Edhe perfaqesuesi rus ne FMN pro huase 17.1 mld $ per Ukrainen

Report TV 2015-08-22

Views 0

FMN ka aprovuar një hua prej 17.1 miliardë dollarë për Ukrainën për përmirësimin e ekonimisë. Huaja erdhi pas rritjes së tensionit politik dhe ushtarak mes Ukrainës e Rusisë dhe kushtëzohet nga reforma të rrepta ekonomike, ku përfshihet rritja e taksave dhe e çmimit të energjisë.

Paratë do të lëvrohen gjatë dy viteve dhe shefja e FMNsë, Kristin Lagard, u shpreh se do të kontrollojë vazhdimisht qeverinë ukrainase në përmbushjen e detyrimeve të saj. Paketa e ndihmës u miratua nga 24 anëtarët e bordit të FMN-së, që përfshin edhe përfaqësuesin rus. Gjithashtu FMN do të sigurojë fonde të tjera me vlerë 15 miliardë dollarë nga donatorë të tjerë, ku përfshihen Banka Botërore, BE, Kanadaja dhe Japonia.

Dhjetorin e vitit të kaluar Ukraina ra dakord për një hua 15 miliardë dollarëshe që do merrte nga Rusia, por ajo u anulua pas protestave ndaj presidentit prorus Viktor Janukiviç.

Ditën e djeshme FMN paralajmëroi Rusinë se kishte rënë në recesion për shkak të dëmeve nga kriza ukrainase. Sipas saj 100 miliardë dollarë do të dilnin këtë vit nga Rusia, pjesërisht për shkak të sanksioneve amerikane dhe atyre evropiane, të cilat u vunë pasi Rusia aneksoi rajonin e Krimesë muajin e kaluar.

Share This Video


Download

  
Report form