TIRANE - Një kompleks i plotë do të mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë. Dushe, sauna, dhoma zhveshjesh të ndara, akomodim i veçantë për federatat, një fushë olimpike rreth 13 mijë metra katrorë, janë disa nga ndryshimet që pritet të ndodhin në fushën e sportit. "Tirana Olimpik Park" është projekti prej 10 milionë euro, i cili do të rivitalizohet në kompleksion aktual sportiv "Dinamo" dhe do të përfundojë në fund të mandatit qeverisës. Ndërsa palestra për peshëngritjen dhe mundjen, me një vlerë prej 3 milionë euro, pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
"Tirana Olimpik Park" u prezantua publikisht nga kreu i qeverisë Edi Rama, përballë sportistëve kampionë në sallën e hartave në Kryeministri. Kupa që sollën në atdhe kampionët e peshëngritjes Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli, por edhe kampionja e Atletikës, Gega, sipas kryeminsitrit i dhanë shtysë të veçantë këtij projekti, për ta shpërblyer mundin e tyre me krijimin e mjediseve të përshtatshme për stërvitje. Dhe është pikërisht palestra e peshëngritjes dhe e mundjes, ajo që do të jetë investimi i parë i këtij projekti, dhe që sipas kryeministrit Rama do të realizohet vitin e ardhshëm, si nevojë imediate, në kushtet kur stërvitja e tyre aktualisht bëhet në mjedise të vështira, ambjente me lagështirë e me mure që po i gërryejnë vitet, tha Rama.
Kryeministri i dorëzoi projektin tre kampionëve, duke i premtuar se nëse nuk do të realizohet atëherë të tre bashkë, madje dhe me të tjerë, tha Rama, -" të vijnë para kryeminsitrisë dhe të thonë ku e keni projektin që na dhatë". Kryeminsitri zgjodhi që projektin ta lë në dorën e Luiza Gegës. "Kam më shumë besim te gratë se te burrat kur vjen pun ate besnikëria", u shpreh kreu i qeverisë.
Për kryeministrin Rama ku projekt është një nevojë emergjente e sporit, që sipas tij "lëngon poshtë shkallëve të Qemal Stafës".
"Në vitin 2014 talentet e reja vazhdojnë të stërviten aty ku stërvitej Haxhi Hyseni, Mirjan Akani, Alekdandër Kondo, ata që atëherë trajtohedhin si talente të veçanta por mjediset edhe atëherë në atë kohë linn shumë për të dëshiruar, mendoni sot. Futur në disa vrima poshtë shkallëve të stadiumit, sportistë, drejtues federatash, ish-sportistë, të gjithë aty, poshtë në lagështirë, në mjedisë mizerabël, pa lidhje fare me fjalimet me programet, me propragandën se sporti është i rëndësishëm. "Këto mendalje bënë të mundur që ne të ngutemi dhe sot bashkë me një dhuratë simbolike për kamipionët si kujtim të kësaj dite të prezantoj mjedisin e ri ku do të stërviten peshngritësit tanë nga viti i ardhshëm. Edhe profesor Zefi do të ndihet si trajner kampionësh bote, do të shkojë në një palestër ku nuk do të detyrohet që peshngritësi të rri brenda dhe ai t'i flasë nga penxherja se palenstra nuk ka vend për dy veta", tha Rama.