'Mjeku evangjelist', Todorov: Mjekët nuk ankohen

alsatmtv 2015-08-22

Views 3

Ministri i Shëndetësisë Nikola Todorov nuk ka marrë asnjë ankesë deri tani nga mjekët, pas dyshimeve se koordinatori i projektit për trajnimin e tyre, specialisti amerikan Endi Sanders, ka tentuar të përhapë edhe besimin evangjelist. Projekti i arritur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe OJQ-së amerikane "Link-a-kros" për trajnim, do të vazhdojë, ka thënë Todorov.

"Përderisa unë nuk kam marrë asnjë ankesë, nga mjekët, dhe asnjë vërejtje se mjekët kanë qenë detyruar, të fokusuar në synime të caktuara ritesh fetare, ndikimit fetar apo çdo gjë tjetër, nuk kam asnjë problem me faktin që ky njeri punon privatisht diçka tjetër. Deri tani nga mjekët kam marrë vetëm përshtypjen e përvojave pozitive", tha Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Dje kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar në Maqedoni Nevzat Elezi porositi se besimi fetar nuk duhet të ngatërrohet me profesionalizmin në mjekësi. Reagimet erdhën pas intervistës së botuar në revistën fetare "Feit" me mjekun Endi Sanders, në të cilën ai pranonte se përveç misionit të trajnimit të mjekëve, kishte edhe përhapjen e evangjelizmit në Maqedoni. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form